Votimi i sotëm do të jetë sa për “sy e faqe” pasi asnjëra nga partitë politike nuk do të arrijë të marrë votat e mjaftueshme për të bërë qeverinë e vetme, e as shumicën e nevojshme për të zgjedhur presidentin e vendit. Askush nuk bëhet me të parin, e të tjerët do të kushtëzojnë koalicionet me dakordimet për emrin e presidentin. Rrjedhimisht, askush nuk do të arrijë të bashkëpunojë më askënd.
“Sa për sy e faqe” do të votojnë shumë qytetarë të Kosovës që presin të ndryshohet pushteti aktual. Edhe ata të diasporës që disa tashmë kanë ardhur, e disave i ka kushtuar mjaftë shumë votimi me postë. Ky soj i tyre e duan ndryshimin e qeverisjes që keqpërdori në secilën hallkë pushtetin, fillimisht për t’u pasuruar grupe të caktuara, dhe më pas për të ushtruar ndikimin në secilin institucion publik.
“Sa për sy e faqe” do të votojnë edhe qytetarët që tradicionalisht respektuan ata që dhanë shumë për çlirimin e vendit. Qindra familje të dëshmorëve, ish-luftëtarëve, invalidëve dhe të mbijetuar të torturave të luftës, presin që dikush të faktojë krimet e Serbisë dhe secilin proces zgjedhor e kanë ‘adresë’ të vuajtjeve të tyre.
“Sa për sy e faqe” do të votojnë edhe ata qytetarë që presin zhvillim ekonomik dhe përmirësim të standardit të tyre të jetës përmes arsimimit cilësor, punësimit me meritë, trajtimit të drejtë në institucionet e shëndetësisë, sigurisë dhe drejtësisë.
“Sa për sy e faqe” do të votojnë për faktin se gjasat janë minimale të ketë dakordime të partive politike që deri në kohën e zgjedhjes së presidentit të dakordohen edhe për formimin e Qeverisë, pavarësisht se kush del i pari. Nga përvojat e mëparshme, procesi deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor mund të tejkalojë periudhën një mujore. Llogarit mw pas edhe negociatat pwr koalicione.
“Sa për sy e faqe” do të votojnë pasi edhe pas një konstituimi të mundshëm të Parlamentit të Kosovës, ekziston ‘kërcënimi’ real që të ketë një tjetër shpërndarje pas dallimeve të thella politike në lidhje me emrin e presidentit. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Mandati i presidentit aktual përfundon më 7 prill të këtij viti, që i bie se deri më 7 mars do të duhej të ishte i votuar edhe presidenti i vendit.
Kuvendi mund të shpërndahet edhe nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.
Votimi i sotëm do të jetë sa për “sy e faqe” pasi në argumentet jo shumë të zgjeruara, të shtruara këtu, dëshmohet se do të jenë të pashmangshme edhe një palë zgjedhje të reja nacionale brenda këtyre muajve, ndoshta edhe në vjeshtë, së bashku me ato lokale.
(Elvinë Sefiu është kryeredaktore në portalin arbresh.info dhe për më shumë se dhjetë vjet ka punuar në medie si gazetare dhe redaktore.)
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...