Kreu demokrat Lulzim Basha është shprehur mbrëmjen e së shtunës se automjeti i tij ka mbetur në një zonë përtej Shënkollit dhe Tales, teksa theksoi se ishin shumë automjete, qindra familjarë, dhe madje edhe një autoambulancë që ishte bllokuar ndërsa nuk sheh asnjë reagim nga shteti.
Ai thotë se nuk është marrë asnjë masë për të lehtësuar situatën dhe se, sipas tij, qeveria ka dështuar në mënyrën më të tuprshme.
Basha bëri edhe një apel për qytetarët dhe kërkoi që në këtë situatë të vështirë të ndihmojnë njëri-tjetrin, ndërsa i kërkoi urgjentisht atyre “që kanë marrë paratë e shqiptarët t’u vijnë menjëherë në ndihmë.”
“Ky është dështim i përsëritur, Shkodra ka mbi 40 ditë nën ujë. Kam qenë pranë banorëve, për të kërkuar ndihmë, Shkodra vijon të jetë e braktisur. Po kaq e braktisur edhe Ultësira Perëndimore. Qeveria ëshë e dorëzuar. Ia ka dorëzuar Shqipërinë fatit. Dhe fati natyra këto ditë është treguar goxha e ashpër. S’kam ç’them. Qeveria kë dështuar në mënyrën më të turpshme, minimalja të mbante akset hapur. Do mjaftonte parapërgattije. Nuk është diçka e papritur, 5 ditë që e prisnim. Ato kompanitë koncesionare që lekët i marrin, e punën s’e bëjnë dhe tani këto automjete ku ndodhem dhe vetë. Shqipëria ka mbetur është e bllokuar, nuk ka metaforë më të dhimbshme. Ka vite që ka ngelur Shqipëria kështu, qytetarët të bëjnë çështë e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kurse kërkesa që kam është që ata që kanë marrë paratë e shqiptarëve urgjentisht t’u vinë në ndihmë automjeteve të bllokuara dhe qeveria mos qëndrojë duarkryq e të fajësojë këdo veç vetes siç e ka zakon. Të paktën akset kryesore të zhbllokohen. Plotësisht përgjegjësia e tyre. Kur vjen puna për t’i puthur në kokë koncesionarët Ramën e keni ditë për ditë në televizor. Përgjegjësinë për këtë e ka qeveria”, u shpreh Basha.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...