Vaksinat kundër COVID-19 nuk do t’i japin fund pandemisë, nëse të gjitha vendet nuk i marrin vaksinat shpejt dhe në mënyrë të drejtë, paralajmëruan sot ekspertët.
Ndërsa disa vende po shqyrtojnë zbatimin e pasaportave të vaksinave para rifillimit të udhëtimeve ndërkombëtare, autorët e kësaj letre të hapur, të botuar në revistën “The Lancet” besojnë se grumbullimi i dozave të vaksinave në vendet më të pasura mund të zgjasë krizën shëndetësore.
“E vërteta e zhveshur është se bota ka nevojë për më shumë doza të vaksina e antiCOVID-19, se çdo vaksinë në histori, për të imunizuar persona të mjaftueshëm dhe për të arritur imunitetin e tufës”, tha autori kryesor Olivier Wouters, nga “London School of Economics and Science Science”.
“Në qoftë se vaksinat nuk shpërndahen në mënyrë më të drejtë, mund të kalojnë vite para se coronavirusi i ri të vihet nën kontroll globalisht”, shtoi ai.
Letra u bën thirrje prodhuesve të përshpejtojnë transferimet e teknologjisë në vendet në zhvillim, në mënyrë që ata të mund të prodhojnë doza në vend.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...