Prej më shumë se 4 orësh aksi Lezhë – Milot është bllokuar si pasojë e ngricës dhe dëborës në rrugë. Radhët e gjata të makinave shkojnë në disa kilometra.
Ndërkohë qytetarët rrezikojnë jetën për shkak të temperaturave të ulëta të këtij moti ekstrem që ka përfshirë Shqipërinë orët e fundit.
Ndërkohë raportohet se qytetarëve që gjendet në makinat e tyre po u mbaron edhe karburanti, për shkak se makinat po i mbajnë ndezur për tu ngrohur brenda tyre. Megjithëse policia është në terren për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, nga ana e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës nuk po ndërhyhet për të hapur qarkullimin e rrugës.
Ndërkohë nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Lezhë, ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugës , Balldre-Lezhë-Milot, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...