Google ADS

Beogradi vaksinon mbi 8 mijë e 400 serbë të Kosovës

18:51 | 13 Shkurt 2021
S D

Beogradi nuk e ndali për asnjë moment vaksinimin për COVID-19 të serbëve të Kosovës.

Kështu, siç bën të ditur Milos Markoviq nga Qendra e Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, deri tash janë vaksinuar 8 mijë e 445 serbë të Kosovës.

Ai thotë se vaksinimi ka vazhduar në Serbi, pasi që Kosova ka ndaluar hyrjen e vaksinave brenda territorit të saj nga Serbia.

Sidoqoftë, kjo duket se nuk i ka ndaluar autoritetet serbe, pasi që siç bën të ditur Markoviq, deri tash janë rivaksinuar 7 mijë e 553 serbë nga Kosova.

Ndryshe, autoritetet serbe kishin nisur vaksinimin e këtij komuniteti brenda territorit të Kosovës.

Kjo kishte shkaktuar reagime të shumta andaj institucionet e Kosovës kishin ndërmarrë masa duke ndaluar kështu hyrje të të tjera të vaksinave nga Serbia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme