Google ADS

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7.1 shkallë të Rihterit

17:35 | 13 Shkurt 2021
A. B.

Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 7.1 shkallë të Rihterit,ku ka goditur 60 kilometra larg bregut të prefekturës së Fukushimës.

Ende nuk është raportuar për dëmet apo të lënduar.

Deri më tani nuk është lëshuar alarmi për ndonjë cunami të mundshëm, por banorëve që jetojnë pranë ujit u është thënë të ngjitën nëpër kodra, transmeton portali arbresh.info

Fukushima gjendet në rajonin e Tohokut në ishullin Honsh. Ky ishull gjatë 11 marsit të vitit 2011, ishte goditur nga një cunami dhe më pas nga një tërmet që shkaktoi avari në

centralin bërthamor në Fukushima i cili ua mori jetën 19 mijë personave.

Pamjet tregojnë gjithçka nga momenti kur gjithçka brenda ambienteve të mbyllura dridhet dhe krijohej panik i madh. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme