Google ADS

Pas raportimit të arbresh.info për keqtrajtimin e një të riu nga 7 policë në Ferizaj, reagon Instituti për Studime Ndërkombëtare

14:48 | 13 Shkurt 2021
L G

Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare (IKSN), ka reaguar ndaj keqtrajtimit që i është bërë një 18 vjeçari më 20 gusht 2020 nga një grup prej shtatë zyrtarëve policorë në Ferizaj.

Arbresh.info gjatë ditës së sotme ka publikuar një hulumtim që lidhet me keqtrajtimin që i është bërë një të riu nga shtatë zyrtarë policorë nga rajoni i Ferizajt, ndaj të cilëve pritet që të hënën të nis procesi gjyqësor.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi në reagimin e tij ka kërkuar që urgjentisht të merren masa serioze në institucionin e Policisë së Kosovës, pasi në të kundërtën sipas tij, rrezikon të bie kredibiliteti në këtë institucion, shkruan arbresh.info.

Tutje, në reagim thuhet se vetëm në rastet kur keqtrajtime të tilla publikohen në media, ndërmerren masat nga ana e institucioneve kompetente.

Rastet e tilla të keqtrajtimit të qytetarëve, sipas Bedri Elezit janë mjaft shqetësuese, sidomos kohëve të fundit.

“IKSN është tejet e shqetësuar me rritjen e rasteve të ushtrimit të dhunës nga ana e zyrtarëve policor, po ashtu edhe veprimet e Inspektoratit Policor të Kosovës, si dhe të Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatave në rastet e tilla, ngase masa merren vetëm kur rastet publikohen në media”, thuhet në reagim./arbresh.info/

Reagimi i plot:

Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare duke marrë parasysh rastet e fundit në policinë e Kosovës siç janë ; vrasjet, vetëvrasjet, dhuna, keqpërdorimi i detyrës zyrtare e etj, mendon se duhet merren masa serioze dhe të menjëhershme në këtë institucion të zbatimit të ligjit, në të kundërtën degradimi dhe kredibiliteti do të vazhdoj edhe më tutje të bie.
IKSN, gjithashtu është tejet e shqetësuar me rritjen e rasteve të ushtrimit të dhunës nga ana e zyrtarëve policor, poashtu edhe veprimet e Inspektoratit Policor të Kosovës, si dhe të Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatave në rastet e tilla, ngase masa merren vetëm kur rastet publikohen në media.
IKSN, Duke marrë për bazë publikimet në media të rasteve të tilla, vlerëson se vetëm kur publikohen ato raste në media ndërmarrën masat nga ana e institucionet kompetente, sidomos kur kemi të bëjmë me keqpërdorime të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarëve të institucioneve të ndjekjes dhe atyre të drejtësisë.
Ka raste të shumta kur veprimet e dhunshme të zyrtarëve policor mbetën brenda mureve të stacioneve policore, por ka raste kur fillohet procedura penale ndaj zyrtarëve policor, ndërsa në anën tjetër nuk suspendohen nga puna të njëjtit. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në komunën e Ferizaj më 16 gusht 2020. Rasti me Nr. PP-II- 1353/20, është duke u trajtuar nga Prokuroria e shtetit dhe Gjykata themelore në Ferizaj, ky raste është iniciuar nga IPK-ja, por zyrtarët policor të cilët si grup i organizuar me qëllim që viktimës Shkëlqim Memeti rreth 18 vjeç, po ashtu nga Ferizaj t’i shkaktojnë lëndime serioze trupore nga dhuna brutale nuk janë suspenduar. Në këtë rast, IPK nuk ka propozuar suspendimin e zyrtarëve policor F.S, SH.H, B.B, Gj.L, A,G. dhe F.Gj, po ashtu edhe Prokuroria e Shtetit në Ferizaj, nuk ka kërkuar arrestimin e tyre edhe pse ky rast ishte shumë i rëndë, sepse nuk kemi të bëjmë me një zyrtarë policor por me një grup të organizuar, e të cilët me qëllim dhe vetëdije të plot kanë kryer këtë veprën penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare si dhe tejkalim i autorizimeve policore.
Në raste kur zyrtarët policor të cilët kanë kryer vepra të tilla penale, duhet të suspendohen dhe të njëjtit duhet të dërgohen në mbajtje, sepse ekziston rreziku që të njëjtit të ushtrojnë presion tek viktimat, sidomos kur kemi parasysh faktin se zyrtarët policor janë të pajisur me armë dhe uniformë policore ( Policia e shtetit është aparat i dhunës shtetërore )
Bedri Elezi
Drejtor për siguri
044225290

 

LEXO EDHE

7 policë po gjykohen nën dyshimet se i mbuluan kokën një 18 vjeçari, e quan në stacion, e fyen, dhe e rrahën me kokë të mbuluar – Arbresh.info

Të ngjashme