Google ADS

KQZ-ja përmbyll procesin e akreditimit të vëzhguesve: 30 mijë vëzhgues

11:19 | 13 Shkurt 2021
A Z

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka njoftuar se është përmbyll procesi i akreditimit të vëzhgueseve vendor dhe ndërkombëtar.

Elezi thotë se, numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues, raporton arbresh.info

Ky është postimi i plotë i tij:

KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.

Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar:  18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme