Google ADS

12 muajt e pandemisë tonë

09:33 | 13 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Historia e evolucionit të pandemisë së Covid-19 është e njohur, me masën e informacioneve që ditë pas dite nga Kina kanë alarmuar të gjithë botën, me zbulimin e rasteve të pozitivitetit e dy turistëve kinezë në Romë dhe rastin e parë të Covid autokton në Codogno. Më 31 janar 2020 qeveria italiane ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare dhe më 3 shkurt është krijuar Komiteti Tekniko Shkencor me urdhër të Mbrojtes Civile. CTS do të ishte organi këshillmor shkencor për Ministrin e Shëndetësisë, Kryeministrin dhe, faktikisht, për të gjithë qeverinë. Sot CTS përbëhet nga 25 anëtarë, përfaqësues të institucioneve shkencore të vendit; anëtarët e CTS punojnë “pro bono”. Mbledhja e parë e CTS i përket 7 shkurtit 2020, mbi një vit më parë. Nga kjo ditë grupi është mbledhur 152 herë. Një vit aktiviteti intensiv që ka parë anëtarët e CTS të lundrojnë mbi valët e një tsunami të frikshëm që ka përfshirë vendin tonë, patjetër i papërgatitur (siç edhe gjithë vendet e tjera perëndimore) në përballimin e një emergjence të ngjashme. Për Italinë e rënda është se pandemia ka prekur një sistem shëndetësor që vuante prej vitesh nga ndërhyrja politike me difekte të mëdha në sektorin e shëndetësisë publike, mjekësisë së territorit, aftësisë për të përballuar emergjenca të mëdha për të cilat shumë pak ishte alokuar në mungesën totale të kulturës së menaxhimit të krizave. Covid-19 ka përfaqësuar emergjencën e përsosur, atë që përshkruan ironiku Murphy Law, aq shumë i dashur nga mbrojtësit civilë: në rast se diçka mund të shkojë keq, do ta bëjë këtë në momentin më të keq të mundshëm!

Covid-19 është një emergjencë për të cilën nuk dihej asgjë, ecej me sy të lirë me vendime të lidhura më shumë me përvojën dhe me kulturën ekspertëve sesa me një njohje të saktë të armikut të ri. Kështu ka ndodhur edhe me CTS dhe me anëtarët e tij që gjatë javëve të shumta të punës kanë përshtatur indikacionet e tyre ndaj evolucionit të sëmundjes dhe njohjes së efekteve të këtij virusi që ditë pas ditë paraqiste të gjithë egërsinë e tij. Leximi i procesverbaleve të CTS e ilustron shumë mirë këtë evolucion “kulturor” dhe orientimet e dhëna lidhur me temat më të ndryshme për të cilat jemi thirrur të shprehemi.

Në historinë e sistemit tonë askush nuk e kishte parashikuar ndonjëherë krijimin e një ekipi ekspertësh që do të mund të mbështeste punën e qeverisë duke i dhënë mendime teknike, që varionin nga analiza lidhur me rrezikun potencial të epidemisë në botën e restoranteve, shkollës, transporteve, stabilimenteve balneare, garave të hipizmit, sallave të bingos sesa të diskotekave, teatrave dhe botës së kinemasë. Narrativa që kam përpunuar më poshtë është frut i vlerësimit tim, domethënë nuk pasqyron mendimin e CTS. Me pak fjalë, është një lexim personal i historisë.

Periudha e parë: Impakti i tsunamit që na ka përfshirë

Muajt e parë e punës tonë janë karakterizuar nga vështirësia për të orientuar vendimet e vështira që qeveria do të duhej të merrte sidomos për mbylljet e zonave të tëra të territorit apo për zbatimin e atij lockdown për të cilin nuk ekzistonin precedentë të cilëve t’ju referohej; prandaj ekzistonte dije e pakët rreth modaliteteve ekzekutive dhe të kontrollit. Në CTS qemë të bindur se izolimi i popullsisë ishte arma e vetme e vërtetë e fuqishme për të përballuar rritjen e kurbës epidemike. Nga këtu kanë buruar vendimet për mbylljen e 11 komunave lombarde dhe një komune në Veneto deri në lockdown kombëgtar më 9 mars. Askush nuk e kishte përjetuar ndonjëherë domethënien e vërtetë të lockdown, shumë kujtonin përjetimin e shtetrrethimit, por ajo që duhej të parashikohej nga lockdown e kemi ndryshuar nga sa është bërë prej kinezëve në Wuhan.

Paralelisht me këto vlerësime komplekse na është dashur të menaxhojmë një kërkesë të pabesueshme mendimesh lidhur me furnizimet që shërbenin si urgjencë ekstreme për strukturat shëndetësore: DPI, ventilatorë dhe material shëndetësor specifikisht i destinuar për kurimin e pacientëve me Covid; mallra që nuk qenë të disponueshme si rezervë strategjike në strukturat shëndetësore territorialet. Pjesa më e madhe e këtij materiali vinte nga jashtë duke mos e pasur tregu italian këtë lloj prodhimi. Kjo ka qenë një prej vështirësive të mëdha me të cilat jemi ndeshur: të gjykosh mbi bazën e dokumentacionit letër shpesh i pamjaftueshëm, sasia e furnizimeve e propozuar në regjim emergjence ekstreme, në një treg të egër ku një seri e pafundme ndërmjetësish të improvizuar deklaronin disponueshmëri dhe lidhje të pamundura me prodhuesit. Informacione vështirë të verifikueshme në këtë kontekst.

Lufta – dhe për ne metafora ushtarake është patjetër e përshtatshme – ushqen tradicionalisht tregun e zi, atë të trafikantëve dhe të aventurierëve. Ka qenë me këtë treg që na është dashur të ballafaqohemi në urgjencën ekstreme për t’i siguruar ato furnizime. Kujtesa kolektive i ka fshirë me shpejtësi ato imazhe, por mund të siguroj që nuk është e lehtë të harrohen apelet e dëshpëruara që ditë e natë na vinin nga strukturat shëndetësore ku pacientë, mjekë dhe infermierë sëmureshin dhe vdisnin në mungesë të materialit mbrojtës. Është e vështirë të harrohen qindra telefonata njerëzish që në lot kërkonin maska, këmisha, doreza, bombola me oksigjen. Është e mirënjohur që kujtesa i largon kujtimet e dhimbjes, është një proces vetëmbrojtje për të na ndihmuar që të shikojmë përtej periudhës negative. Por për ata që si shumë prej nesh i kanë përjetuar personalisht ato ditë shumë të dhimbshme dhe të pambarimta kujtesa mbetet e gjallë, e shënuar nga imazhe të pashlyeshme. Sot është e rëndësishme që të kujtohet se udhëzimet për të frenuar pandeminë janë pranuar në një shkallë të mirë nga autoritetet politike dhe nga popullsia.

Në ato javë po preknim me dorë atë që kishim parë në televizion të një bote për ne e largët si Kina, imazhe që i ndiqnim me një lloj shpërfilljeje ka mundësi të bindur se “ajo që ndodh në Kinë nuk do të na prekë; ne nuk vendosim kufizime si në Wuhan, ne jetojmë në demokraci, jo në një regjim totalitar, këtu liritë individuale janë të shenjta”. Imazhet e spitalit të Codogno, në komunat lombarde dhe më pas kamionët e ushtrisë të ngarkuar me arkivolë që shkonin drejt krematorëve, kanë pasur një efekt shkatërrimtar ndaj vetëdijes kolektive të asaj që po ndodhte në Itali. Pranimi kufizimeve në këtëë valë të parë ka ndodhur pa probleme, të përjetuara për më tepër si forma optimizmi tipik mesdhetar. Edhe vendimi drastik për të mbyllur të gjitha shkollat e vendit është pritur pa kontestime të veçanta duke parë motivimin e pranuar nga komuniteti ndërkombëtar që shikonte tek shkollat e hapura një ndryshore negative ndaj treguesit të transmetimit të epidemisë. Për të gjithë ishte e qartë se e mira e çmuar e shëndetit duhej të konsiderohej parësore ndaj çdo vlere tjetër të ekzistencës tonë. Tregu, puna, ekonomia as nuk qenë ballafaquar me prioritetin e ruajtjes së shëndetit të bashkëqytetarëve tanë. Shteti ndërhynte me subvencione që në një farë mënyre kishin bindur të gjithë, sidomos kategoritë jo të mbrojtura, që t’i pranonin ato kushte që dukej se duhej ta na mbyllnin brenda pak javësh.

Periudha e dytë: vera dhe ora e “foleja të gjithë të lirë”

Ardhja e pranverës dhe rezultatet e mira që kurba epidemike përfaqësonte falë lockdown 2 mujor në të gjithë vendin i kanë mundësuar sistemit shëndetësor që të përjetojë rikthimin e një lloj normaliteti. Treguesit epidemikë thuajse qenë zeruar. RT e bezdisshme qëndrueshmërisht nën 1, terapitë intensive me ngadalë po uleshin dhe situata po rikthehej në normalitet. Në atë periudhë, CTS ishte shumë e zënë për të dhënë indikacione lidhur me perspektivat, duke dhënë në mënyrë konstante sinjale maturie dhe vëmendjeje për të mos e ulur vigjilencën. Për disa sektorë si shkolla është punuar intensivisht të vetëdijshëm se kërkesat që bënim do t’i krijonin probleme sistemit shkollor për shkak të gjendjes jo të mirë ku ndodhej shkolla italiane në momentin e krizës. Për në qenë imperative indikacionet mbi distancimin prej 1 metri, përdorimin e maskave, higjienën e duarve. Elementë që të përkthyer në praktikë thjesht donin të kërkonin hapësira të reja për të futur nxënësit, rikuperimin e personelit të ri, gjetjen e disponueshmërisë së 10 milion maskave në ditë, strukturimin e sistemit për të vënë në siguri studentë, operatorë dhe personel në shërbim. Kërkesat tona lidhur me të ardhmen e shkollës shkonin edhe në sektorë si transportet dhe shëndetësia shkollore, vështirë të riorganizueshme në afate të shkurtëra, përveç një aksioni fuqimisht emergjencial, që fatkeqësisht nuk është parë në pjesën më të madhe të vendit.

Vera në ardhje, sezoni i bukur dhe të dhënat epidemiologjike kanë parë shumë administratorë lokalë të hutuar ndaj rekomandimeve për maturi dhe dhe punës së madhe të bërë për të ofruar masa sigurie në stabilimentet balneare, restorantet dhe plazhet. Fotografitë e parë gjatë verës janë tregues i katastrofës së paralajmëruar: diskoteka të hapura në shpërfillje të plotë të rekomandimeve, turma të dendura në plazhe pa kurrfarëë mbrojtjeje apo perceptim të rrezikut. Gjithçka e veshur me një narrativë personalitetesh të botës së shkencësh që na ftonin ta rifillonim jetën pas lockdoën të marsit dhe prillit. Në media dhe sidomos në mediat sociale, amplifikuesit e vërtetë komunikues në këtë emergjencë planetare, kanë bërë pjesën e mbetur dhe rezultatet janë parë shumë mirë duke filluar nga fundi i shtatorit në përkim me fillimin e shkollave, referendumin dhe zgjedhjet rajonale.

 

Periudha e tretë: vala e dytë

Kurba epidemike në ngjitje të shpejtë që kemi parë në ditët e para të tetorit, me shfaqjen pasuese të imazheve të strukturave shëndetësore të sulmuara nga pacientë me Covid, kanë imponuar kufizime të reja që kanë hapur një sezon dëshmie të impaktit të këtyre masave ndaj ekonomisë së vendit tonë. Edhe në grupin tonë është zhvilluar vetëdija se kriza nuk mund të vëzhgohej vetëm nga observatori ynë i profesionistëve të mjekësisë. Shumë faktorë të tjerë futeshin në lojë, që në periudhën e parë të kufizimeve qenë parë me pranim më të madh. Impakti i masave kufizuese ka filluar të ketë efekte shkatërrimtare me rritjen e qartë e varfërisë, një pakënaqësie sociale në rritje dhe të përhapur me shifra mbresëlënëse të popullsisë. Tregues vuajtje që për shembull në shkollë evidentonin probleme sjelljeje tek mijëra të rinj. Paralelisht është vërejtur një rritje e dhunës brendashtëpijake, i dhunës ndaj grave, rritje e ndarjeve burrë grua, një numër shumë i lartë vetëvrasjesh të tentuara në moshën adoleshenciale dhe vetëvrasjeje në moshë të rritur. Indikatorët sociale në këtë periudhë kanë ardhur duke u përkeqësuar progresivisht me rritjen e të gjitha këtyre të dhënave preokupuese lidhur me problemet dhe dhunën. Kështu puna jonë duhej të ballafaqohej edhe më këta elementë që impononin një vëzhgim më të shënjestruar në kërkim të zgjidhjeve që do të bënin kompatibël nevojën e kontrollit të pandemisë me nevojën për të mos e zeruar jetën sociale dhe prodhuese të vendit. Shpesh na është dashur të përballemi me pozicione integraliste ekspertësh që apelonin për një lockdown të zgjatur lidhur me frenimin e pandemisë, në thelb një zgjidhje e “thjeshtë” që mbron gjithmonë nga kontestime të ardhshme në emër të asaj “unë e pata thënë”. Prandaj sugjerimi i treguese operativë ka qenë një zgjedhje e gjatë dhe e vështirë; është krijuar një sistem kompleks monitorimi me 21 tregues që i jepnin jetë një vlerësimi që nga ana e tij çonte në krijimin e zonave me nivele të ndryshme rreziku në rajonet “me ngjyra” ku parashikoheshin kufizime pakashumë të rrepta në raport me ndodhjen e përhapjen e virusit dhe me impaktin ndaj sistemeve shëndetësore. Historia do ta tregojë nëse zgjedhjet e bëra kanë qenë korrekte, ballafaqimi me realitete të tjera europiane për momentin na ka dhënë të drejtë. Periudha e tretë ka parë zgjedhje të dhimbshme që në fund janë konkretizuar me ndalimet e vendosura për festat e fundvidit, të përjetuar me shumë bezdi edhe pse popullsia në tërësia i ka respektuar udhëzimet.

Periudha e katërt: shpresa e vaksinës

Fillimi i vitit të ri e ka fjetur vendin në fermentim të madh, instanca sociale që kërkonin me foprcë rikthimin në normalitet duke qenë sot më shumë se kurrë e qartë që sektorë të tërë të jetës tonë prodhuese, miliona biznese, rrezikojnë që të zhduken në rast se nuk adoptohen formula afrimi me rikthimin në normalitet. Gjithçka ndodh teksa është në zhvillim fushata më e madhe vaksinuese e historisë, e parë me shumë shpresë për shkak së disponueshmërisë të njoftuara të vaksinave, por që hidhen poshtë në mënyrë të përditshme nga korrigjime të përsëritura lidhur me disponueshmërinë reale nga ana e industrive farmaceutike. E gjitha ndodh teksa shfaqet perspektiva e tmerrshme e varianteve të virusit për të cilin ende dihet shumë pak dhe sidomos pak i njohur është efikasiteti i vaksinave ndaj këtyre prezantimeve virale. CTS është thirrur sot që të kërkojë formula kontrolli të epidemisë kurba e së cilës duket se ringre kokën, teksa kategoritë prodhuese të vendit apelojnë për hapjen e restiranteve, kinemave e teatrave, të aktiviteteve sportive dhe të gjithë këtyre sektorëve të vënë nën karantinë të gjatë për shkak të pandemisë. Ende sot CTS i duhet që të ballafaqohet me kërkimin e përgjigjeve ndaj dilemave dramatike të përfaqësuara nga rreziku i një vale të re të dhunshme të epidemisë, me vetëdijen se sikur të ndodhte një gjë e tillë do ta gjunjëzonte përfundimisht vendin. Gjithçka në mes të një krizë politike kombëtare po aq të rëndë.

Periudha e pestë: e ardhmja e afërt

Uroj një stabilizim të shpejtë të krizës politike që mund të sjellë siguri në marrëdhëniet institucionale dhe në aftësinë e orientimit të vendimeve operative për të ardhmen e afërt. Uroj mundësinë e garantimit të asistencës shëndetësore për të gjithë qytetarët në vendin tonë, duke reduktuar pabarazitë tejet të dukshme midis rajoneve. Uroj rikthimin në shkollë në prani dhe në siguri e të gjithë nxënësve të vendit tonë. Uroj rikthimin e plotë në aktivitet të sistemit kombëtar të Mbrojtjes Civile, që gjatë gjithë pandemisë nuk e ka luajtur funksionin që i takonin institucionalisht. Në rast se kjo do të ndodhë, atëhere do të jemi në gjendje ta aktivizojmë siç duhet sistemin vend, mundësia e vetme për të vendosur një plan të vërtetë të jashtëzakonshëm vaksinimi. Në rast se e gjitha kjo do të jetë e mundur, atëhere shpejt do të shohim dritë në fund të tunelit./Bota.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme