Lëkura në thembra, veçanërisht në dimër, çahet, dhe arsyeja është ftohja dhe qarkullimi i dobët i gjakut.
Shkaqet tjera të lëkurës së ashpër janë edhe jo kujdesi i duhur, ushqimi i dobët dhe veshja e këpucëve të papërshtatshme, transmeton portal arbresh.info
Ky “balsam” i bërë në shtëpi i cili është bërë nga vetëm 2 përbërës mund t’ju ndihmojë të zgjidhni këtë problem.
E tëra që ju duhet është një lugë gjelle vazelinë dhe disa pika lëng limoni.
Përzieni këto dy përbërës dhe balsami është gati. Para se të vendosni balsamin në thembra, së pari zhytini në ujë të ngrohtë për të zbutur lëkurën.
Lëngu i limonit dezinfekton lëkurën dhe vepron si antioksidant, dhe vazelina hidraton lëkurën, kështu që është një kombinim përfekt në luftën kundër thembrave të plasaritura.
Një mënyrë tjetër për të rikuperuar thembrat është të vendosni gjysmë limoni direkt në thembër. Vendosni çorape dhe mbajini për rreth 30 minuta.
Nëse e aplikoni këtë trajtim disa herë në javë, së shpejti do të vini re rezultatet./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...