Google ADS

Covid-19 ndikon te spermatozoidet

23:34 | 12 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Shkencëtarët nga Wuhan kanë botuar kërkime mbi ndikimin e koronavirusit në pjellorinë mashkullore. Ata pretendojnë se kanë gjetur prova të mjaftueshme të lëvizjes së zvogëluar të spermës tek personat që ishin infektuar me Covid-19.

Testikujt, si gjëndra përgjegjëse për pjellorinë mashkullore, është e pasur me receptorë AC2. Testikujt përmbajnë tre lloje të qelizave dhe të gjithë përmbajnë ata receptorë që janë të ndjeshëm ndaj këtij virusi, transmeton portal arbresh.info

Covid-19 është duke sulmuar personat e çdo moshe, por pasojat janë të ndryshme.

Rreth tre muaj pas infektimit, nuk është e nevojshme të kontrollohet nëse ka probleme me spermatozoidin, sepse rezultati pothuajse me siguri do të jetë i keq. Nëse pas tre muajve të parë rezultatet nuk janë të mira, ato duhet të përsëriten.

Gjithashtu, ashpërsia e pasojave varet nga ashpërsia e sëmundjes.

Sidoqoftë, nëse burrat kanë qenë në një aparat respirator ose në spital për për një kohë të gjatë, ekziston një shans i madh për dëmtime të përhershme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme