Ish guvernatori i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi ka pranuar detyrën e Kryeministrit të Italisë.
Ai sot zbuloi një qeveri të re që përfshin politikanë dhe teknokratë detyra e të cilëve është të tërheqin vendin nga kriza politike në mes të pandemisë, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Dragi pranoi detyrën e re në një takim me Presidentin italian Sergio Matarello, i cili e emëroi atë Kryeministër në 3 shkurt, pasi Giuseppe Conte dha dorëheqjen në 26 janar për shkak të kolapsit të qeverisë së tij.
I njohur si “Super Mario” për shkak të rolit të tij në krizën e borxhit të Eurozonës 2012, Dragi duhet të marrë detyrën të shtunën dhe në fillim të javës tjetër të kërkojë nga parlamenti një votë besimi në përbërjen e tij të qeverisë./arbresh.info/
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...