Pas Endrit Braimllarit dhe një shoqate në Durrës e cila priti në takim presidentin Meta duke shkelur rregullat Anti-Covid, Policia e Shtetit ka ndëshkuar ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe dy përfaqësues të opozitës.
Klosi dhe Fatmir Muça e Agim Cani, përfaqësues të partisë demokratike në Arapaj e Manzë u ndëshkuan me nga 5 milionë lekë gjobë, pasi mbajtën takime elektorale, përkatësisht në Kuçovë dhe Durrës, duke mos respektuar protokollet e komitetit të ekspertëve.
Blutë e Beratit dhe Durrësit ndëshkuan me nga 1 milionë lekë edhe dy pronarët e subjekteve ku u zhvilluan këto takime.
Ndëshkimi i subjekteve politike vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Rama, i cili kërkoi nga policia ndëshkimin e shkelësve pa ngjyrime politike./tvklan
Një person raporton se persona të panjohur i vodhën para të ...
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën