Google ADS

Tre të plagosur në Mianmar

14:30 | 12 Shkurt 2021
Arbresh.info

Mbështetësin e Aung San Suu Kyi u përballën me policinë të premten pasi qindra-mijëra u bashkuan në demonstratat mbarëkombëtare pro-demokracisë në kundërshtim me thirrjen e juntës për të ndaluar tubimet masive.

Protesta paqësore e të premtes ishte më e madhja deri më tani, dhe erdhi një ditë pasi Uashingtoni imponoi sanksione në gjeneralët të cilët çuan në grusht-shtet.

Tre njerëz u plagosën kur policia përdorën plumba gome për të ndarë turmën e dhjetëra-mijërave në qytetin juglindor të Maxlamyine, një zyrtar i kryqit të kuq të Mianmar i tha Reuters, transmeton arbresh.info.

“Tre u qëlluan – një grua në bark, një burrë në faqe dhe një burrë tjetër në krah,” tha zyrtari i kryqit të kuq në Mianmar, Kyaw Myint, i cili ishte dëshmitar i përplasjes.

Mjekët thanë që nuk presin që një grua 19-vjeçare e cila u qëllua gjatë protestës të martën të mbijetoj. Ajo u qëllua në kokë me një plumb të qëlluar nga policia, thanë dëshmitarët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme