Problemet financiare që po has Interi mund të sjellin largimin e një ylli si Romelu Lukaku nga zikaltrit, gjithmonë nëse grupi kinez Suning nuk gjen blerës për të shitur një pjesë të aksioneve dhe për të rregulluar disi bilancin e klubit.
Nëse kjo nuk ndodh, në verë drejtuesit e Interit mund të sakrifikojnë pikërisht Romelu Lukakun i cili kërkohet me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiolës.
Blerja e kartonit të belgut nga Manchester United në verën e vitit 2019, i kushtoi Interit 74 milionë euro, plus 10 të tjera në formë bonusesh dhe klubi zikaltër nëse vendos ta shesë mund të kënaqet vetëm nga një ofertë që varion nga 100 deri në 120 milionë euro, shifra këto shumë të larta në kohë pandemie.
Nga City i Guardiolës do të largohet Sergio Aguero dhe Lukaku shikohet si zëvendësuesi ideal i argjentinasit edhe pse pëlqehet edhe norvegjezi i Dortmund Erling Haaland por edhe transferimi i tij konsiderohet një operacion shumë i vështirë merkatoje për Manchester Cityn.
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...