Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka paraqitur padinë me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit kundër Vendimit për Leje Mjedisore Komunale me të cilin Komuna e Prishtinës ka lejuar realizimin e projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi.
Komuna e Prishtinës ka lëshuar Leje Mjedisore Komunale për ndërtimin dhe realizimin e projektit “Parku i Aventurave” në kuadër të “Peisazhit të Mbrojtur Gërmia.”
Sipas Institutit për Mbrojtjen e Natyrës ky lokacion është zona më e pasur dhe më e rëndësishme e biodiversitetit në Peisazhin e Mbrojtur të Gërmisë.
“Po ashtu, në këtë zonë gjenden pyjet e ahut më të vjetra dhe më të ruajtura në Kosovë. GLPS dhe Qytetarë Aktivë konsiderojnë që ky vendim është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Në këtë rast, Komuna ka vepruar jashtë autorizimeve që i jep Udhëzimi Administrativ për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale, si dhe ka vepruar në kundërshtim me procedurat e parapara për këtë kategori të projekteve në Ligjin për Ndikim në Mjedis”.
“Në anën tjetër, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, poashtu, nuk ka vlerësuar drejtë kërkesën e Komunës dhe sipas kërkesave/procedurave ligjore, siç janë të përcaktuara me Ligjin për Ndikim në Mjedis. Kështu, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e e Ekonomisë dhe Ambientit kanë shmangur kërkesat ligjore dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje për një projekt të rëndësishëm për qytetarët dhe natyrën. Në padi, GLPS dhe Qytetarë Aktivë kërkojnë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Komunës së Prishtinës deri në vendosjen meritore të rastit dhe në fund të anuloj vendimin e Komunës së Prishtinës”, njofton Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...