Ministri në detyrë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj dhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë nënshkruar pesë marrëveshje bashkëpunimi,. Në kuadër të këtyre pesë marrëveshjeve bëhet finalizimi i projektit të kanalizimit për 18 fshatra.
Nitaj tha që këto pesë marrëveshje janë në kuadër të planifikimit të buxhetit për vitin 2021 dhe se ndihma që kjo ministri do tu jepet çdo komune.
“Përkushtimi i ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të ndihmuar komunat dhe veçanti ketë komunë në buxhetin 2021 është paraparë me të vetmin qëllim që të ndihmohen këto komuna”.
Ministri Nitaj u shpreh se do të vazhdojë ndihma për çdo komunë për projekte të tilla.
Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj, falënderoi ministrin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme sidomos për finalizimi e projektit të kanalizimit. “Deçani ka nevoja të mëdha dhe ka mbetur shumë pas, mirëpo me realizimin e këtyre marrëveshjeve ne jemi të kënaqur dhe falënderues ,sepse janë disa marrëveshje shumë me rëndësi”.
Më tej, i pari i MEA-së u shpreh se këto pesë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin për: Ndërtimin e shtratit të lumit ne Irzniq në lagjet Berisha, Mushkolaj dhe Dodaj – Deçan”, Nërtimi i Pendës për ujitje në fshatin Vranoc, Deçan, bashkëfinancimin për rregullimi i shtratit të Lumit Lumbardhë në Deçan, Kanalizimi i ujërave të zeza për 18 fshatra të Komunës së Deçanit dheNdërtimi i objektit të higjienës në Deçan do të implementohen sipas planit dinamik . /arbresh.info/
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...