Pejë, policia në kërkim të një personi për veprën, vrasje në tentativë

13:45 | 12 Shkurt 2021
S D

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar  kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, transmeton Arbresh.info.

Personi i kërkuar është, SAMI (Avdi) BERISHA  i lindur me 01.05.1968 nё fshatin Irzniq- Deçan. I denuari është i kërkuar për veprёn penale, vrasje në tentativ.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

 

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    • E-mail adresa: [email protected]

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme