Transmetimet e xhiros 21 të Bundesligës në Artmotion vazhdojnë edhe më pesë ndeshje interesante që luhen këtë të shtunë.
15:30 DORTMUND – HOFFENHEIM ART SPORT 1
Dortmund që ka pasur rezultate zhgënjyese dhe jo vetëm që nuk konsiderohet më në luftë për titull, por rrezikon edhe të përfundoj sezonin në një pozitë që nuk siguron pjesëmarrjen në garat evropiane. Të besuarit e Edin Terzic kanë nevojë urgjente për fitore në këtë takim për të mbetur në hap me skuadra më lartë në tabelë si Leverkusen, Frankfurt dhe Wolfsburg.
Hoffenheim kanë qenë më të mirë në dhjetë takimet e fundit të ndërsjellta mes këtyre dy skuadrave duke arritur katër triumfe, krahas tre barazimeve dhe tre fitoreve të Dortmund.
Dortmund nga 20 ndeshje ka arritur vetëm 10 fitore, dy kanë qenë barazimet teksa plotë tetë janë disfatat, ata ndodhen në pozitën e gjashtë në tabelë me katër pikë më pak se pozita e katërt në tabelë që të jep biletën e Ligës së Kampionëve, teksa poashtu kanë plotë 16 pikë më pak se liderët e Bayern. Në anën tjetër, Hoffenheim ndodhet në pozitën e 12-të në tabelë, teksa ka vetëm gjashtë fitore në 20 takimet e para, krahas katër barazimeve dhe 10 humbjeve.
Terzic nuk mund të llogarisë në katër futbollistë të rëndësishëm për këtë duel: Burki, Ëitsel, Schmelzer dhe Zagadou mungojnë, teksa në dyshim janë edhe Hazard dhe Meunier. Nga ana tjetër edhe Hoffenheim i Sebastian Hoeneb do të ketë shumë mungesa, ndër të cilët vecohen Geiger, Sessegnon dhe Hubner.
Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:
Hitz – Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro – Can, Delaney, Sancho, Reyna, Reus – Haaland
Hoffenhaim, 11-shja e mundshme startuese:
Baumann – Posch, Vogt, Richards – Gacinovic, Rudy, Samassekou, John, Baumgartner – Bebou, Kramaric
A do të rikthehet Dortmund tek rezultatet pozitive apo Hoffenheim do t’i lë prapë duarboshë “verdhë e zinjtë”, mbetet të shihet të shtunën me fillim nga ora 15:30, eksklizivisht në Art Sport 1.
15:30 LEVERKUSEN – MAINZ 05 ART SPORT 2
Leverkusen që nuk arrinë të bëjë dy fitore radhazi qysh nga dhjetori i vitit të kaluar, do të provojë që një gjë të tillë më në fund ta arrijë këtë të shtunë dhe të futet fuqishëm në garë për katër pozitat e para, këtë herë ata do të përballen me një nga skuadrat e fund-tabelës, Mainz 05 me këta të fundit që rrezikojnë seriozisht rënien nga elita.
Në 10 duelet e fundit të ndërsjellta, Leverkusen ka qenë më e mirë duke arritur shtatë fitore, krahas tre sukseseve të Mainz, teksa barazim nuk ka pasur në këto vitet e fundit në duelet mes këtyre dy klubeve.
“Aspirinat” e Peter Bosz aktualisht mbajnë pozitën e pestë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara në 20 takime, ata kanë 10 fitore krahas pesë barazimeve dhe pesë disfatave. Nga ana tjetër Mainz 05 të drejtuar nga Bo Svensson janë të parafundit në tabelë me vetëm 13 pikë në 20 takimet e para, ata kanë arritur 3 fitore, katër barazime teksa janë mposhtur në 13 duele të tjera.
Për shkak të lëndimeve, 5 janë futbollistët që do të mungojnë tek Leverkusen: Arias, Baumgartlinger, Bellarabi, Paulinho dhe Ëeiser, ndërsa Mainz ka organikën e kompletuar për këtë duel.
Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese:
Hradecy – Sinkgraven, Tapsoba, Fosu-Mensah, Tah – Demirbay, Aranguiz, Wirtz – Diaby, Schick, Bailey
Mainz 05, 11-shja e mundshme startuese:
Zentner – St.Juste, Bell, Niakhate – Da Costa, Barreiro , Kohr, Mwene, Latza – Szalai, Onisiwo
18:30 UNION BERLIN – SCHALKE 04 ART SPORT 1
Schalke 04 rezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit gjerman për herë të parë qysh nga sezoni i largët 1990-91, ndërsa Union Berlin për befasinë e të gjithëve është shëndrruar nga një skuadër e vogël e debutuese në një klub që është stabil në mesin e tabelës.
Këto dy skuadra janë ndeshur vetëm tre herë përballë njëra-tjetrës, një fitore e ka Schalke 04 ndërsa dy janë barazimet.
Në 20 takimet e para të këtij sezoni, kryeqytetasit e Union Berlin kanë arritur të grumbullojnë plotë 29 pikë, ata kanë fituar shtatë herë, në tetë raste janë ndalur në barazim teksa vetëm pesë janë humbjet. Në anën tjetër, Schalke 04 po vuan shumë dhe ka grumbulluar deri më tani vetëm 8 pikë në 20 duele. Ata kanë një fitore, pesë barazime dhe plotë 14 humbje.
Schlotterback është i suspenduar tek vendasit, teksa të lënduar janë Kruse dhe Ujah, ndërsa edhe Schalke 04 do të ketë mungesa, me trajnerin Christian Gross që nuk do të mundet të llogarisë në plotë pesë futbollistë: Ludeëig, Pacienca, Sane, Skrzybski dhe Uth.
Union Berlin, 11-shja e mundshme:
Luthe – Hubner, Knoche, Friedrich – Ryerson, Andrich, Gentner, Trimmel – Ingvartsen, Teuchert
Schalke 04, 11-shja e mundshme:
Fahrmann – William, Mustafi, Nastasic, Kolasinac – Stambouli, Mascarell, Serdar – Harit, Raman, Hoppe. /arbresh.info/
Artikull i Sponsorizuar!
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...