Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është në përfundim e sipër të albumit të saj të radhës.
Albumi i saj i parë “Expectations” në vitin 2018 u prit shumë mirë, ndërsa tani ajo është gati për një album me plot këngë të reja.
Bebe Rexha në një sërë statusesh të bëra në rrjetin social Twitter, ka pohuar se albumi i saj i ri do të jetë i errët me plot tekste këngësh, që flasin për vuajtjen, tradhtinë dhe depresionin në përgjithësi.
Një nga fansat kishte pyetur se cila do të jetë ngjyra e albumit, së cilës Bebe Rexha iu përgjigj me “e zezë”, duke nënkuptuar që albumi i saj i radhës do të jetë “i errët”.
Black LOL https://t.co/v6sO9iyD29
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 10, 2021
Ndërkohë një tjetër pyeti nëse këngët e reja të albumit kishin ngjashmëri me super hitin e saj “I’m a mess”, që cilësohet si një himn i personave që vuajnë nga shëndeti mendor, Rexha e pohoi një gjë të tillë.
“Po, shumë nga këngët janë super të errëta”, u përgjigj artistja 31-vjeçare.
Yeah some of the songs are super duper dark https://t.co/lqyDJhsk8h
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 10, 2021
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...