Rita Ora ka publikuar katër këngë të reja

11:00 | 12 Shkurt 2021
A. B.

Artistja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka tash e sa ditë që po paralajmëron publikimin e projektit të saj më të ri muzikor.

Ajo është në përfundim e sipër të EP-së mini-albumit më të re, shkruan portali arbresh.info

Projekti i parë i lansuar ka titullin “Mood” i cili vjen si bashkëpunim me Khea dhe Imanbek e cila erdhi në formën ‘audio’.

Ajo i dyti ishte “The One” përsëri një duet i saj me Imanbek, një këngë kjo me mjaft ritëm.


Rita prej ditësh ka publikuar në Instagram disa video të ndryshme që paralajmëronin ardhjen e klipit të aj të ri, “Bang”.

Sipas orës lokale të vendit, në Kosovë klipi i ri i artistes shqiptare do të publikohet në orën 19:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme