Nivelet e ulëta të vitaminës D3 mund të çojnë në një rrezik më të lartë të infeksionit me koronavirus ose formave të tjera të sëmundjes.
Vitamina D3, përveç që ka një efekt të madh në imunitet, është gjithashtu e rëndësishme për ndërtimin e sistemit skeletor. Nivelet e ulëta të vitaminës D3 mund të kontribuojnë në dhimbje të eshtrave dhe nyjeve, si dhe dobësim të muskujve, sidomos tek njerëzit më të vjetër se 50 vjeç, transmeton portali arbresh.info
Ekspertët vlerësojnë se 30 deri 50 përqind e popullsisë ka një mungesë të vitaminës D në trup, e cila shpesh nuk njihet klinikisht, sipas një deklarate nga Shoqata për Zhvillimin e Edukimit Mjekësor.
Vitamina D3 së bashku me vitaminën K2 konsiderohet të jetë një nga lidhjet më të rëndësishme kur bëhet fjalë për osteoporozën tek gratë, veçanërisht gjatë menopauzës, kur niveli i estrogjenit, i cili mbron kockat, është dukshëm më i ulët.
Vitamina D njihet si parakusht për terapinë efektive të osteoporozës, por që vitet e fundit është hulumtuar rëndësia e vitaminës K2 dhe është provuar rëndësia e saj për shëndetin e kockave, si dhe një kontribut i madh në shëndetin kardiovaskular .
Në anën tjetër, vitamina K2 parandalon grumbullimin e kalciumit në arterie, nyje, organe të brendshme.
Kalciumi, i cili merret përmes dietës, i jep kockave forcë, por vetëm nëse ka mjaft vitaminë K2 dhe D3 në trup./arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...