Eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci tha të enjten se deri në prill, kushdo në Shtetet e Bashkuara që dëshiron të bëjë vaksinën për COVID-19 duhet të jetë në gjendje ta bëjë atë.
Në një intervistë për programin televiziv “Today” në kanalin NBC, Fauci, i cili është gjithashtu këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden, tha se parashikimet tregojnë se grupet me përparësi kryesore, të tillë si punonjësit e vijës së pare të frontit dhe të moshuarit, duhet ta kenë marrë vaksinën deri në prill.
Fauci tha se pas kësaj, “pothuajse të gjithë dhe çdokush, në çdo kategori, mund të fillojë të vaksinohet”. Prej andej, tha ai, duke patur parasysh logjistikën, ka të ngjarë të duhen edhe disa muaj për të marrë vaksinën të gjithë ata që duan ta marrin.
Fauci shfaqi shpresën se deri në korrik ose gusht, “shumica dërrmuese e njerëzve në vend do të jenë vaksinuar”. Ai vlerësoi se vaksinat po bëhen më të disponueshme dhe kapaciteti është shtuar duke kontribuar në shpejtimin e procesit.
Një sondazh i agjencisë Associated Press dhe Qendrës NORC për Çështjet Publike tregon se 67 përqind e qytetarëve amerikanë planifikojnë të vaksinohen, dhe rreth një e treta thonë se ndoshta do të vaksinohen ose ndoshta jo. Ata që kanë dyshime thanë se siguria e vaksinave ishte shqetësimi i tyre kryesor./VoA/
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë