Zëdhënësja e Aleancës së NATO-s Oana Lungescu për AIM-në tha se ka mbështetje nga Maqedonia e Veriut për verifikimin e zyrtarëve për qëllime të sigurisë, njoftoi korrespodentja e AIM-së nga Brukseli.
“NATO mbështet fuqimisht angazhimin e Maqedonisë së Veriut për ruajtjen e standardeve të sigurisë së NATO-s, përfshirë kur bëhet fjalë për personelin e pastrimit të sigurisë”, tha Lungescu.
Ajo shtoi se standardet e Aleancës kërkojnë kritere specifike për pozicione dhe funksione të caktuara.
“Autoritetet kombëtare janë përgjegjëse për krijimin e procedurave të tyre të pastrimit të sigurisë”. tha zëdhënësja e NATO-s.
Për detaje shtesë në lidhje me procedurat, përgjigjet duhet të jepen nga autoritetet e Maqedonisë, shtojnë nga Aleanca./telegrafi
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë