Bale kërkoi që të mos luante ndaj Tottenhamit, Mourinho shprehet i befasuar

15:20 | 11 Shkurt 2021
Arbresh.info

Jose Mourinho është shprehur i befasuar me ngjarjet që çuan deri te deklarimi i Gareth Bale se nuk mund të luante për Tottenham Hotspur në ndeshjen ndaj Evertonit.

Trajneri ka treguar se uellsiani ka kërkuar skanim për një lëndim dhe është lënë jashtë skuadrës sepse nuk ndihej mirë, ashtu që nuk luajti në humbjen nda 5-4 në Goodison Park.

Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.

“Mendoj se është më mirë të them: ‘Luajtëm ndaj Ëest Bromit të dielën dhe ai nuk luajti, ishte në bankën rezervë. Të hënën u befasova paksa nga kërkesa e tij për të bërë skanim, sepse nuk ndihej mirë”.

“Nuk u stërvit të hënën, pastaj të martën u stërvit me skuadrën, por u informova se dëshira e tij ishte të punonte me shkencën sportive për disa ditë që ta forconte zonën ku nuk ndihej mirë”.

“Kjo është arsyeja pse nuk ndodhet këtu. Nuk mendoj se është një lëndim i madh, do të thosha sepse nuk ndihet mirë dhe sepse për shkak të asaj seance stërvitore nuk mund të ishte në qind për qindëshin e tij”, ka thënë Mourinho.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme