Google ADS

Varianti i ri i coronavirusit është dominues dhe do të përhapet në mbarë botën

15:03 | 11 Shkurt 2021
Arbresh.info

Shkencëtarja britanike Sharon Peacock, konsideron se varianti i ri i coronavirusit që për herë të parë u shfaq në Kent të Britanisë së Madhe, do të jetë variant dominues i virusit në botë dhe se tani të gjitha vaksinat e regjistruara në këtë vend janë treguar efikase kundër tij.

Profesoresha Peacock ka konfirmuar për BBC, se varianti i rij ka pushtuar Britaninë e Madhe, dhe se në rastin e parë do të përhapet në tërë botën, ndërkaq deri më tani prezenca e tij është konfirmuar në më shumë se 50 vende të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Peacock, drejtoreshë e konsorciumit “COVID-19 Genomics UK”, që paraqet trupat e sistemit shëndetësorë dhe laboratorët e shëndetit publik që aktualisht po analizojnë afro 30 mijë mostra pozitive gjatë 24 orëve, ka thënë se problemi më i madh me këtë mutacion është përhapja e shpejtë.

Ajo ka thënë se vaksinat e miratuara për përdorim kundër COVID-19 në Britani të Madhe, janë duke vepruar mirë kundër varianteve aktuale të coronavirusit dhe se është diçka normale që virusi të pëson mutacione – duke theksuar se një numër i vogël i këtyre mutacioneve kanë karakteristika të veçanta – që virusi është më lehtë i përhapshëm dhe që mund të shkaktoj sëmundje serioze.

“Mund të them që ndodh rrallë, por duhet të kemi kujdes”, ka thënë për BBC kjo shkencëtare britanike. /Telegrafi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme