Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, nuk do të heqë yllin e Antonio Contes në Allianz Stadium, pavarësisht kërkesave nga tifozët.
Gazeta Tuttosport zbulon se disa tifozë të Bianconerëve kanë kërkuar të heqin yllin e trajnerit aktual të Interit, por klubi thuhet se nuk do ta bëjë atë.
Conte nuk është pjesë e Juventusit aktual dhe ndoshta nuk do të jetë pjesë e së ardhmes së Zonjës së Vjetër të Agnellit, por e kaluara e lavdishme mbetet.
Pas përplasjes së diskutueshme midis Angellit dhe Contes në Coppa Italia këtë javë, Tuttosport zbulon se tifozët kanë kërkuar që ylli i tij jashtë stadiumit të hiqet.
Por, meritat e ish-kapitenit dhe trajnerit janë më të mëdha se konflikti aktual. Scudetto, trofeu i Ligës së Kampionëve dhe roli si një udhëheqës i ka dhënë Contes një nga 50 yjet që shtrojnë rrugën përreth stadiumit të Juventusit.
Raporti pretendon se tifozët e Juventusit sulmuan yllin e Contes kur ai u bashkua me Interin në vitin 2019 dhe disa kanë vazhduar me peticionin për të hequr këtë yll pas përplasjes së Coppa Italia.
Megjithatë, Presidenti thuhet se nuk e ka konsideruar shkëputjen e emrit të Contes nga trotuari që kujton shumë heronj të historisë së Bianconerëve. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...