AGK, telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Bedri Sadiku

14:04 | 11 Shkurt 2021
S D

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me anë të një telegrami ka shprehur ngushëllimet e tyre pas vdekjes së gazetarit Bedri Sadiku.

I ndjeri  ka qenë gazetar në gazetën Rilindja gjatë viteve 80-ta,shkruan Arbresh.Info.

Telegram  ngushllimi-AGK

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Bedri Sadiku.

Ai për disa vite punoi në gazetën Rilindja, fillimisht në Prishtinë, gjatë viteve të 80-ta, ndërsa më vonë gjatë viteve të 90-ta, në Tiranë dhe Shkup.

Sadiku kishte nxjerr në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arrestuar nga policia.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme