Google ADS

Biden zhvillon bisedë telefonike me homologun kinez

08:36 | 11 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Joe Biden ka ngritur çështjen e abuzimeve të të drejtave të njeriut në Xinjiang gjatë bisedës së parë telefonike me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Biden gjithashtu i ka bërë presion Presidentin kinez mbi tregtinë, shtypjen në Hong Kong dhe tensionet e vazhdueshme me Tajvanin, transmeton portali arbresh.info

Sipas televizionit shtetëror kinez, Xi ka paralajmëruar Joe Biden se marrëdhëniet e këqija mes dy vendeve do të ishin një katastrofë.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Kinës janë rritur kohëve të fundit, sidomos gjatë pandemisë.

Marrëdhëniet e “shëndosha” mes Kinës dhe SHBA-ve janë thelbësore për të dy palët dhe botën, ndërsa Pekini ka bërë thirrje disa herë që të përmisohen marrëdhëniet që ishin përkeqësuar gjatë mandatit të Donald Trump.

Thirrja e parë mes dy liderëve është bërë pak përpara Vitit të Ri Kinez.

Kina akuzohet nga grupet e të drejtave për arrestimin e më shumë se një milion Ujgurëve në ato që shteti i quan “kampe të riedukimit” në provincën Xinjiang. Ka prova që Ujgurët, një komunitet kryesisht i pakicave myslimane, po përdoren për punë të detyruar, ndërsa gratë janë duke u sterilizuar me forcë.

Kina ka mohuar akuzat.

Të dy udhëheqësit shkëmbyen gjithashtu mendime mbi luftën kundër pandemisë Covid-19, si dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë globale shëndetësore, ndryshimit të klimës dhe parandalimit të përhapjes së armëve./BBC/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme