Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:17 | 11 Shkurt 2021
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat në disa vende do të arrijnë deri 20 litra në metër kub. Do të fryjë edhe erë e fuqishme deri në 70 kilometra në orë.

Në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 8 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 8 deri 15 gradë celcius.

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë i ftohtë dhe me reshje të borës. Kurse nesër do të jetë me diell dhe vranësira.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme