A keni shpesh probleme me ushqimet që ju ngjiten në tigan?
Tortura që vjen më pas është heqja e ushqimit nga tigani, në mënyrë që të mos prishet asgjë, dhe më pas vjen larja e tiganit, transmeton portal arbresh.info
Ju mund ta keni vërejtur vetë kur vendosni vajin në tigan, pasi ajo fillon të nxehet, ajo tërhiqet nga qendra e tiganit drejt skajeve. Sapo të ndodhë kjo, ushqimi ngjitet në qendër të tiganit, sepse ka mbetur një vend i thatë.
Problem kryesor se pse ndodh kjo është se keni hedhur pak vaj në tigan.
Për të shmangur këtë problem, duhet të aplikoni disa gjëra.
Së pari, shtoni edhe pak vaj. Së dyti, gjithmonë përhapeni atë vaj në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen e tiganit. Së treti, ngrohni ngadalë enën për të parandaluar tërheqjen e papritur të vajit. Së katërti, gjithmonë blini një tigan me një fund më të trashë, edhe nëse kanë një shtresë tefloni. Kjo do ta ndihmojë atë të nxehet në mënyrë të barabartë dhe ushqimi nuk do të ngjitet./arbresh.info/
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...