Google ADS

Krasniqi: Telashe me bashkëpunu me VV-në, kryetarët e saj po i rrahin qytetarët në pikë të ditës

00:53 | 11 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me VV-në e Albin Kurtit, ngase zyrtarët e kësaj partie po i sulmojnë fizikisht qytetarët.

Gjatë prezantimit të programit të Rimëkëmbjes në Rubikon me Adriatik Kelmendi, Memli Krasniqi deklaroi se VV aktualisht udhëheqë me dy komuna dhe kryetarët e tyre po i rrahin edhe fizikisht qytetarët e tyre.

”Është telashe edhe me mendu bashkëpunimin me një parti që ka krejt dy-tre kryetarë të komunave dhe ata i rrahin qytetarët në pikë të ditës”.

”Vetëm javën e fundit ju e keni pasë Agim Bahtirin dhe Shpejtim Bulliqin duke i rrahë fizikisht qytetarët e komunave që i përfaqësojnë. Nuk ka mundësi me pasë bashkëpunim me një parti të dhunës”.

”Ata e kanë gabu profesionin”, tha Krasniqi.

Ai tha se VV e Albin Kurti nuk kanë kurrëfarë oferte politike për qytetarët.

”E para s’kanë ofertë politike. E dyta flasin në emër të qytetarëve thua se nuk kanë qytetarët vullnet të lirë. E treta kanë fillu edhe me i rreh publikisht në fushatë zgjedhore”.

”Sot i keni videot e Shpejtim Bulliqit duke e sulmu në ambullantë qytetarin pse kinse ia ka nxanë rrugën. Ose Agim Bahritin që e shanë me nanë një qytetar që dëshiron veç pyetje me i ba Albin Kurtit. E me këta njerëz, jo që s’ka hapësirë bashkëpunimi, por është e pamundshme me mendu”.

”Pa ndërru mendësia e tyre, totalisht, as që diskutohet”, tha Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme