Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi programit, sipas opinionistit Shkëlzen Gashi.
Ai ka thënë se e para e bëri për shkak se është e bindur për fitore derisa e dyta e bindur se pas 14 shkurtit do të jetë në opozitë, njofton Klan Kosova.
Duke komentuar programin e PDK-së që u prezantua nga kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj dhe ekipi i tij në Rubikon, Gashi veçoi arsimin.
“Përshtypja e ime është që këta kanë arritur t’i identifikojnë problemet me të cilat ballafaqohet arsimi në të gjitha segmentet e tij, si në segmentin parafillor, të mesëm, universitar më pak dhe postuniversitar jo fort. Edhe pse kanë arritur që t’i identifikojnë, problemi është te zgjidhjet që i japin për këto probleme mua s’ma mbushin syrin, jo veç pse s’janë adekuate ato, por edhe pse është një subjekt që ka problem me kredibilitetin sepse për këto vite e ka sunduar vendin. Shumica dërrmuese e qytetarëve është e pakënaqur me mënyrën se si është qeverisur Kosova në këto 12 vite”.
Gashi në Edicionin e Analizës e ka cilësuar të drejtë që në debat PDK s’u mor me Vetëvendosjen, por vazhduan me shpalosjen e programit.
Megjithatë, Gashi ka bërë fajtor PDK që gjatë qeverisjes së tyre Kosova dështoi në rangimet ndërkombëtare.
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...