Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti është partia e parë dhe e vetme që ka pasur program elektoral të publikuar dhe që ka qenë i qasshëm për publikun.
“Ne jemi partia e parë dhe e vetëm që kemi programe politike dhe i shpërndajmë ato programe në formë të printuar”, tha ai në “Debat Plus”.
Ai thotë se partitë tjera kanë kopjuar nga programi i AAK-së dhe sipas tij kanë bërë mirë që kanë marrë nga ky program.
Tahiri thotë se Kosova këtë vit ka një buxhet më të vogël se viti paraprak për shkak të pandemisë.
“Ne e kemi përshtatur programin ekonomik duke u bazuar në këto të hyra buxhetore”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka treguar edhe mënyra se si do të mbështeten bizneset.
“Me 60 milionë euro do t’i subvencionojmë bizneset për tre muaj për paga të punëtorëve që kanë së paku kontratë një vjeçare. Pastaj 50% të pagës në vlerë jo më pak se 170 euro për punëtorët që kanë humbur vendin e punës”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media