Përmbajtja fyese ndaj shqiptarëve në librin “Gjeografia e Maqedonisë” do të hiqet këtë vit, ndërsa procedura për këtë veçse ka filluar, tha kryeministri Zaev.
Ai potencoi se është i vetëdijshëm që ky libër shfrytëzohet nga viti 2002 ndërsa përmbajtja e tillë doli në pah në vitin 2018, përcjell Portalb.mk.
E dyta herë për të njëjtin mandat kryeministri Zaev premtoi se do të ndërmerren hapa konkret në heqjen prej përdorimi të librit “Gjeografia e Maqedonisë”, libër ky, që ka përmbajtje fyese kundrejt shqiptarëve dhe jo vetëm.
Ai potencoi se në reformat të cilat realizohen aktualisht janë përfshirë edhe ndryshimet e disa prej librave, pasi që siç theksoi Zaev, ky libër nuk është i vetmi me përmbajtje të tillë fyese kundrejt një nacionaliteti.
“Për shkak se në planin e reformave të parapara në arsim, janë përfshirë edhe ndryshimi i librave. Nuk mundet që në qoftë se nuk keni të përgatitura përmbajtje të re mësimore, në cilëndo qoftë lëndë, të heqin lëndën menjëherë që të mund të ndryshohen përmbajtjet, ato përmbajtje veçse ndryshohen, dhe një nga hapat e rëndësishme është sigurimi i librave kualitativ në shkollimin fillor dhe të mesme” tha Zaev.
Kryeministri premtoi zgjidhje sistematike për këtë çështje si dhe largimin e tërësishëm nga programi mësimor të librit “Gjeografia e Maqedonisë”, në kuadër të këtyre reformave, Zaev theksoi se do të ketë ndryshim edhe të planprogrameve mësimore.
“Lëshimet që ndër vite që kanë kaluar nëpër shumë libra dhe materiale, njëri prej tyre është mu ai që e thatë në librin e Gjeografisë për vit të dytë për gjimnaz. Me reformat tërësisht do të largohen dhe do të zgjidhen sistematikisht, kështu që deri më tani janë shfuqizuar dhe është dërguar korrigjimi ose ngjashëm, por vetë libri në fushëveprimin e ndryshimit të planeve mësimore dhe përmbajtjeve do të ndryshohen” tha Zaev.
Në mes të tjerash, Zaev për Portalb konfirmoi se ka qenë i njoftuar që ky libër është në përdorim nga viti 2002 e këndej, ndërsa tha se “në vitin 2018 doli në pah përmbajtja e tij”.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...