Pas disa ditëve me mot të qëndrueshëm, janë rikthyer reshjet e shiut në vend.
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit ka rënduar situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.
Shërbimi Meteoalb parashikon që në fundjavë në 95 përqind të hapësirës së Shqipërisë të ketë reshje dëborë. Në juglindje dhe verilindje do të jenë në sasi shumë të mëdha.
Reshjet e dëborës do të nisin të premten dhe do të vijojnë të shtunën në 95% të territorit të Shqipërisë.
Temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero. Nëse këtë herë do të kemi dëborë në kryeqytet apo bregdet duhet të presim parashikimet më të afërta të ditës së premte.
Ndërkohë, KESH-i që po ndjek nga afër zhvillimet e motit do të përgjysmojë shkarkimet nga portat e HEC Vau Dejës.
Ndërsa parashikohet rritje e ndjeshme e nivelit të liqenit dhe prurjeve në lumin Buna, KESH ka përgjysmuar shkarkimet nga 700 m3/s në 500 m3/s në HEC Vau Dejës./TCH
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...