UEFA ka caktuar vendet se ku do të luajnë klubet angleze në ndeshjet e para të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Për shkak të variantit britanik të koronavirusit, shumë vende në botë kanë ndaluar udhëtimet me Britaninë.
UEFA ka njoftuar se ndeshja e parë mes Atletico Madridit dhe Chelseat do të luhet në stadiumin “Arena Nationala” në Bukuresht. Data do të mbetet e pandryshuar, më 23 shkurt në ora 21:00.
Po ashtu ndeshja mes Borussia Moenchengladbachut dhe Manchester Cityt do të luhet në “Pushkash Arena” të Budapestit më 24 shkurt.
E ajo mes RB Leipzigut dhe Liverpoolit po ashtu do të luhet në “Pushkash Arena” më 16 shkurt.
Është dashur të zhvendosen ndeshjet edhe në Ligën e Evropës. Arsenali do ta luajë ndeshjen kundër Benficas, si vendas në Romë, e si mysafir në Athinë.
E Manchester Unitedi ndaj Real Sociedadit do të luajë në Torino.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion