Çdo ditë ujërat e zeza derdhen drejtpërdrejt në ujërat e Liqenit të Ohrit, nga dy lokacione afër vendbanimit Grashnica në Ohër, dhe në afërsi të vendbanimit Daljan dhe Podmolje në drejtim të Strugës – thonë ambientalistët. Ata kërkojnë ndërtimin e një sistemi të ri të kolektorit, në vend të riparimit të atij ekzistues.
“Edhe kur bie pak shi, vjen deri te derdhja e sistemit të kolektorëve. Ujërat e zeza derdhen direkt në liqen. Ujëra të zeza klasike nga amvisëritë, ujëra të zeza nga kudo. Tani jemi muaji shkurt, por kjo gjithashtu ndodh edhe në muajt e verës. Ndodh edhe kur nuk ka shi. Qytetarët reaguan te ne, të cilët dalin me barka në kallam afër Podmoljes, dhe që fjalë për fjalë ngecin në ujëra të zeza në një thellësi prej njëqind metra nga bregu”, tha Boris Stojanoski-shoqata ekologjike Grashnica.
Kolektori nuk mund ta pranojë kanalizimin, dhe ato derdhen në Liqenin e Ohrit. Duke menduar se nëse derdhet këtu, është pak më larg nga qendra e qytetit dhe nuk do të ndihet, por fatkeqësisht është një problem i madh -u shpreh Lazo Naumoski-qytetar.
Nga NP Sistemi i Kolektorëve, thonë se nuk derdhen ujëra të zeza, por bëhet fjalë për tepricë të ujit atmosferik, që derdhet në sistemin e kolektorëve. Ata besojnë se është e nevojshme të ndahet kanalizimi atmosferik, nga ai sekondar.
“Zgjidhja filloi para më shumë se 15 vjetëve, kur filloi të ndahej kanalizimi atmosferik nga ai sekondar, por pastaj gjërat dështuan dhe nuk mbaroi kjo. Ne kemi të njëjtin problem edhe sot, dhe ky është pikërisht problemi me derdhjen e ujit të tepërt atmosferik, që ka hyrë në sistemin tonë të kolektorëve”, theksoi Vladimir Aleksieski – drejtor i NP Sistemi i kolektorëve.
Në fillim të gushtit, u rindërtua tubacioni i kolektorit tre kilometra i gjatë, duke përfshirë katër pikat kritike nga të cilat ujërat e zeza derdheshin rregullisht në liqen në të kaluarën, që është më pak se 10% e të gjithë sistemit. Përndryshe, Qeveria në seancën e djeshme udhëzoi Ministritë e Mjedisit dhe atë të Financave, që të sigurojnë fonde për ndërtimin e një sistemi kolektori nga Kalishta deri në Radozhdë./alsat
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...