Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, mori të mërkurën mbështetjen e qytetarëve të Gjilanit për të siguruar fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Në vend se të flasim më shumë me qytetarët për programin qeverisës 4 vjeçar, po duhet t’u shpjegojmë qytetarëve të Kosovës për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga oponentët politik me shami të kuqe, sepse ata po na i kërcënojnë parimet demokratike mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. Ne nuk do t’i lejojmë ata që përfaqësojnë mendësinë totalitare të Mao Zedong të na largojnë nga parimet demokratike euro-atlantike dhe nga aleanca jonë strategjike perëndimore”, tha kryeministri Hoti.
Hoti u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës nuk do t’i mbështesin ata që dogjën policë, institucione dhe ishin gjithmonë në rrugë duke e kundërshtuar shtetin.
Sipas Hotit, më 14 shkurt do të triumfojë demokracia dhe fitorja e LDK-së, sipas tij, është lajmi më I mirë për qytetarët e Kosovës dhe miqtë evropianë e amerikanë të Kosovës.
“Ne kemi për obligim që të sigurohemi që shtetin e pavarur i Kosovës ta dërgojmë atje ku e ka vendin, në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ky rrugëtim ka filluar dhe Marrëveshja e Washingtonit është një ndër arritjet në këtë drejtim”, tha Hoti.
Kryeministri Hoti ka falënderuar kryetarin e Gjilanit Kutfi Haziri për punën e mirp që e ka bërë në Gjilan, duke theksuar se mbështetja e madhe e qytetarëve të Gjilanit për të dhe krejt banorëve të Anamoravës për LDK-në është dëshmi e angazhimit 31 vjeçar të LDK-së për të mirën e Kosovës.
Duke shpalosur pjesë nga programi i LDK-së, si parti e qendrës së djathtë, Hoti theksoi se LDK mbështetet në vlerat demokratike dhe ofron mundësi për realizimin e vizionit për Kosovën shtet i pavarur dhe demokratik, shtet i zhvilluar dhe i integruar në strukturat euro-atlantike, duke vazhduar fuqizimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë ndërkombëtar – BE-në dhe SHBA-të.
“Në programin e Lidhjes Demokratike për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, vend me rëndësi ka zënë zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Zhvillimi ekonomik do të mbështetet në sektorin privat, i cili është bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Do të punohet në krijimin e kushteve për punësim të qëndrueshëm dhe dinjitoz, duke promovuar konkurrencën e lirë, me rol të kufizuar të shtetit në ekonomi, kryesisht si lehtësues e rregullator i zhvillimit ekonomik, bazuar në prioritetet nacionale zhvillimore, me kujdes të veçantë ndaj mjedisit, për ta ruajtuar atë edhe për brezat e ardhshëm”, tha Hoti.
Ai tha se Kosova e ka të domosdoshme përgatitjen e një orientimi të qartë strategjik afatgjatë të zhvillimit, ku vendosen prioritetet zhvillimore dhe kornizat e politikave ekonomike, fiskale e buxhetore dhe të borxhit publik, që tejkalojnë një mandat qeverisës.
Nga Gjilani, kryeministri Hoti u premtoi shqiptarëve të Luginës se kujdesi i LDK-së për ta do të jetë i vazhdueshëm.
“I kanë pritur nëpër zyra dhe ju kanë dhënë fjalë të mëdha. Asgjë konkrete nuk është bërë për banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Për herë të parë kam krijuar në Kryeministri, Zyrën për Luginën e Preshevës, e cila në mënyrë institucionale do të kujdeset për banorët e kësaj ane.Kjo zyre ka linjë të veçantë buxhetore për blerjen e librave për nxënësit e Luginës, për financimin e aktiviteteve kulturore dhe nevoja tjera”, the Hoti.
Ai u zotua se gjatë qeverisjes së tij do të bëhet edhe rregullimi i statusit dhe dokumentacioni i shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë.
“Edhe në aspektin infrastrukturor kemi investuar për ta lidhur Gjilanin dhe Luginën me Prishtinën. Rruga Nacionale Prishtinë-Gjilan-Konçul, ka qenë prioritet i qeverisë sime”, tha Hoti.
Kryeministri Hoti u premtoi banorëve të Gjilanit se me të kryeministër, në këtë komunë do të realizohen projektet si ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Gjilanit, ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujerave te zeza, vazhdimi i zgjerimit të rrugës Gjilan – Bujanovc (nga rreth rrotullimi I fabrikës se baterive deri të kyçja e autostradës), ndërtimi i rrugëve ne qytetin e Gjilanit, renovimi i Stadiumit te Qytetit ne Gjilan, ndërtimi i kampusit te Universitetit Kadri Zeka etj, thuhet ne njoftimin per media./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?