Hyundai, e cila së fundi fitoi një aksion kontrollues në prodhuesit e robotëve Boston Dynamics, shfaqi një version të ri të konceptit të saj të “veturës që ecë” me katër këmbë që u zbulua për herë të parë në 2019.
Hyundai po e quan atë TIGER, e cila qëndron për “Transforming Intelligent Ground Excursion Robot.” Është vetura e dytë që del nga studio e Ultimate Mobility Vehicles e krijuesit të veturave në Silicon Valley, dhe dizajni i parë plotësisht autonom, pa hapësirë për vozitës apo pasagjer. Është si një Transformer i jetës reale.
Në fakt, Hyundai mendon se automjeti katër-këmbësh ka potencial ta bëjë botën një vend më të mirë. Automjeti është dizajnuar sidomos për të arritur lokacione të largëta për misione lidhur me eksplorime shkencore, apo dërgim të ushqimit apo furnizim mjekësor gjatë fatkeqësive natyrore apo emergjencave tjera, shkruan TheVerge, transmeton arbresh.info.
TIGER ka katër “këmbë,” secila me disa nyje, që i mundëson automjetit të kopjoj trajtat e lëvizjes së gjitarëve dhe reptilëve.
Sipas Hyundai: Bazuar në arkitekturën e platformës, karakteristikat përfshijnë një këmbë të sofistikuar dhe një sistem të lëvizjes së rrotave, kontroll drejtimi 360-shkallësh dhe një sërë senzorësh për vëzhgim nga distanca.
Ishte synuar gjithashtu të lidhet me mjete ajrore pa pilot (MAP), të cilat mund të dërgojnë TIGER në lokacione të paarritshme.
Me këmbë të tërhequra, TIGER drejtohet si automjetet me rrota dhe është shumë efikas. Por në rast se vetura ngec apo ka nevojë të udhëtoj në terren të vështirë apo të pakalueshëm vetëm me rrota, përdor aftësinë e ecjes për t’u zhbllokuar dhe për të lëvizur më lehtë nëpër terren.
Automjeti në këmbë mund të përshkojë një terren të pabarabartë, ngjit një mur, të kaloj një boshllëk dhe të zgjeroj këmbët deri në 15 metra – të gjitha këto duke mbajtur kabinën kryesore drejtë. Kur nuk është në terren, këmbët e automjetit mund të vendosen nën të dhe mund të drejtohet si një automjet normal.
Por TIGER është vetëm një koncept, dhe nuk ka garanci që Hyundai do ta fus në prodhim. Ekspertët e Koresë Jugore presin “që ky grup i automjeteve të rritet gjatë viteve në vijim,” dhe gjithashtu po punon në koncepte tjera të veturave UMV për përdorime tjera, tha një zëdhënës.
Koncepti i parë katër-këmbësh, i quajtur Elevate, ishte dizajnuar për të bartur pasagjer, përderisa TIGER pritet të jetë pa ekip – pa vozitës dhe pa pasagjer.
Hyundai konsiderohej si partner i prodhimit për Apple, që po planifikon lëshimin e veturave elektrike dhe autonome. Sidoqoftë, këto biseda u ndërprenë kohët e fundit dhe Hyundai me filialin e tyre Kia janë përpjekur të minimizojnë thashethemet se po punonte me gjigantin e teknologjisë./arbresh.info/
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje