Avokati i thotë gjyqtarit “nuk jam një mace” pas një gabimi të filterit në Zoom

12:27 | 10 Shkurt 2021
Arbresh.info

Një transmetim i drejtpërdrejtë i një procesi gjyqësor virtual në Teksak mori një kthesë të çuditshme kur një avokat u paraqit në ekran si mace.

Gjykatësi Roy B. Ferguson i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor 394 në Teksak iu drejtua me mirësi maces në dhomën virtuale, duke sugjeruar që avokati Rod Ponton të rregullojë cilësimet e tij në Zoom. Incidenti të martën u postua nga kanali i gjykatës në YouTube.

“Zt Ponton, besoj që keni një filtër të ndezur në cilësimet e videos,” tha gjykatësi.

Kotelja e vogël, e bardhë, dukej e trishtuar me sytë e shqetësuar që lëviznin lart dhe poshtë. Kotelja hapi gojën për të folur.

“A mund të më dëgjoni gjykatës?” tha Ponton, duke u shfaqur me një filtër si mace.

“Jam këtu, live, nuk jam një mace,” tha ai disa sekonda më vonë.

Ferguson konfirmoi që incidenti në Zoom ndodhi të martën.

“Ndodhi në të vërtet. Nuk kishte asnjë shaka të përfshirë,” i tha Ferguson CNN përmes telefonit, transmeton arbresh.info.

Filteri i Zoom u largua disa sekonda pas këtij momenti, tha Ferguson. Ai shtoi se i tregoi avokatit si ta largonte filterin.

“Kur një fëmijë kishte qenë duke përdorur kompjuterin, (fëmija) ndezi një filtër,” tha ai. “Sigurisht, avokati nuk do të kishte asnjë arsye të dinte që kjo veçori ekziston.”

Ponton i tha CNN që iu desh të përdorte kompjuterin e sekretares së tij për seancë, dhe dyshon që ajo apo vajza e saj e kishin përdorur së fundi figurën e maces.

“Macja ishte empatike me mua,” tha ai. “Ishte po aq e mërzitur për këtë sa unë.”/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme