Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se varianti i koronavirusit B.1.1.7, i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar më 20 shtator, tani është raportuar në 86 vende.
Në azhurnimin javor epidemiologjik, OBSH thotë se varianti B.1.1.7 ka treguar një rritje të transmetueshmërisë dhe disa prova të rritjes së ashpërsisë së sëmundjes bazuar në gjetjet paraprake, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Që nga 7 shkurti, gjashtë vende të tjera kanë raportuar raste të këtij varianti.
Në Britani mostrat e provës COVID-19 të këtij lloji u rritën nga 63% në javën e 14 dhjetorit në 90% në javën e 18 janarit, sipas OBSH-së.
Variantet e tjera
OBSH gjithashtu ka monitoruar dy variante shtesë të koronavirusit që përhapen në mënyrë aktive: B.1.351, që fillimisht u shfaq në Afrikën e Jugut dhe lloji P.1 që u identifikua për herë të parë në Brazil.
Që nga 7 shkurti, lloji B.1.351 është raportuar në 44 vende, ndërsa lloji P.1 është raportuar në 15 vende, sipas OBSH-së.
Bombardimet izraelite vrasin dhjetëra njerëz në Bejrut dhe n...
Krasniqi në 25 vjetorin e themelimit: PDK është histori e ja...
Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm
Frutat që përmbajnë më shumë dhe më pak sheqer
Përgjimet Kusari Lila- Radojiçiq, Tahiri: Nesër në ora 12:00...
KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të `Mburojës së Re`