Nga sot, mbyllja në ora 20.00/ Policia njofton baret në zonën e bllokut para se ekspertët të komunikojnë masat e reja

07:08 | 10 Shkurt 2021
V. S.

Nga sot do të nisë zbatimi i ri i masave anti Covid. Ato pritet të zyrtarizohen gjate ditës nga komiteti i Ekspertëve, por duket se një prej masave që do të njoftohen, e kanë mësuar të parët pronarët e bareve dhe restoranteve.

Policia nisi që dje në mbremje të njoftonte në çdo lokal, kryesisht në zonën e bllokut, pasi nisur që nga kjo e mërkurë mbyllja do të jetë në orën 20.00 për shkak të përkeqësimit të situatës nga Covid-19.

Po ashtu, këtë lajm e konfirmoi për Top Channel edhe kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Henri Jahaj, i cili tha se është dhënë një urdhër verbal, që nga sot baret mbyllen në orën 20:00.

Në diskutim ishin 3 fasha orari për mbyljen, ora 18.00, 20.00 dhe 21.00. Po ashtu në diskutim është që baret të funksionojnë vetëm në mjedise të hapura, por kjo pritet të mësohet nga vendimet e Komiteit të ekspertëve sot.

Në mbështetje të masave kufizuese dje u shpreh edhe akademia e shkencave. Drejtuesi i saj Skënder Gjinushi bëri kërkesën per kufizim se paku për 2 javë me qëllim që të bien infektimet. Edhe kryeministri ka folur përgjatë dy ditëve për forcim të kontrolleve dhe për zbatimin e kufizimeve aktuale, por në asnjë rast për mbyllje totale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme