Google ADS

Merkel është kundër heqjes së kufizimeve

23:23 | 9 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron të mbajë kufizimet që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit të paktën deri në 1 Mars.

Merkel dhe udhëheqësit e 16 shteteve gjermane duhet të takohen nesër për të diskutuar nëse mund të merren hapa për të zbutur masat që kanë qenë në fuqi që nga nëntori dhe u shtrënguan në mes të dhjetorit, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info

“Duhet të presim deri në 1 Mars. Qëllimi im do të ishte që të mos korrigjoja rihapjen duke mbyllur më tej,” tha Merkel.

“Shkollat ​​fillore, çerdhet, parukierët dhe shitësit me pakicë do të kishin përparësi në çdo zbutje, por qëllimi i përgjithshëm është të shmangim një bllokim të ri”, tha ajo.

Daniel Guenter, kryeministri i shtetit të Shlesvig-Holshtajnit dhe një anëtare i lartë i partisë konservatore, kundërshtoi hapur thirrjen e saj.

Ai tha se hapat e parë për lehtësimin e masave të mbylljes duhet të jenë të mundshme këtë muaj dhe se ai mori mbështetje për pozicionin e tij nga kryeministrat e tjerë të shtetit.

Megjithëse numri i infeksioneve të reja ditore është në rënie, ekziston shqetësimi në rritje për ndikimin e llojeve më ngjitëse të virusit në numrin e rasteve.

Merkel u tha pjesëmarrësve në takim se pjesa e infeksioneve të koronavirusit të shkaktuara nga variantet e reja të koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani të Madhe, po dyfishohet çdo 10 ditë dhe se së shpejti mund të bëhet variant dominues edhe në Gjermani.

Gjermania raportoi të martën 3,379 raste të reja të koronavirusit dhe 481 vdekje të tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme