Google ADS

Rama nga Durrësi: Rritja e pensioneve sfida më e vështirë

19:37 | 9 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët e Durrësit u ndal tek pensionet.

I pyetur nga një i moshuar për rritjen e pensioneve Rama tha se rritja e pensioneve është sfida më e madhe pasi pas ata mbahen nga kontributet shoqërore dhe pas daljen nga komunizmi një skemë e tillë nuk ekzistonte por mbulohen nga buxheti i shtetit.

Kjo tha Rama është vështirësia që nuk arrihet të bëhet reale rritja e pensioneve që premton politika, ndërsa tha se reforma e pensioneve bërë nga PS ka bërë të mundur që sot pensionistët të marrin pension më të lartë.

“Rritja e pensioneve është sfida më e vështirë dhe se pensionistët janë pjesa më e goditur në këtë periudhë tranzicioni. Mbajtja e pensioneve vjen nga kontributet dhe sigurimet shoqërore. Dhe vende që dolën nga komunizmi, pensionet janë një super barrë pasi nuk ka sisteme që janë gjetur aty, por janë sisteme që pensionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit dhe në kushtet kur me pensionistët u bë politikë dhe u premtuan rritje dhe nuk u mbajtën se nuk mbahen dot faktikisht dhe kjo problematikë erdhi duke u rënduar. Kur flasim për të paguar pensione, duhet të jemi të vërtetë dhe të drejtpërdrejt me njerëzit ne bëmë reformën e pensioneve. Një mësues që del ne pension pas reformës tonë e ka pension më të lartë se ju,e dhe pse ka barë të njëjtën punë si ju. Reforma jonë duhet të ishte bërë 20 e kusur vite më parë”, u shpreh Rama./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme