Prisni një gjykim të shpejtë të Trump

15:50 | 9 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kur do të mbahet votimi përfundimtar? Mendohet se për shkak të një afati të shpejtë kohor të paraqitur nga politikanët, Senati mund të votojë nëse do të dënojë apo jo Trump që të hënën, raporton BBC.

Para votimit secila palë do të paraqesë argumentet e saj në një orar që duket si ky:

E martë: Katër orë që të dy palët të paraqesin argumentet nëse gjykimi është kushtetues, pasuar pas një vote (e cila pritet të kaloj). Në atë që pritet të jetë një nga argumentet e tyre thelbësore, avokatët e Trump kanë thënë se është antikushtetuese sepse Trump ka lënë detyrën dhe tani është një qytetar civil.

E mërkurë: Fillojnë argumentet për gjyqin, ku i jepen secilës palë nga 16 orë gjatë ditëve në vijim.

Fundjava: Argumentet hapëse pritet të kenë mbaruar dhe senatorët do të jenë në gjendje t’u dërgojnë pyetje të dy palëve.

Politikanët nga të dy palët thuhet se duan një gjykim të shpejtë, transmeton arbresh.info.

Ju mund të kujtoni se gjyqi i parë i Senatit për fajësimin e Trump, në fillim të vitit 2020, zgjati shumë – rreth tre javë.

Vlen të kujtohet matematika në gjithë këtë. Dy e treta e Senatit me 100 vende kërkohet të dënojë Trump – Demokratët mbajnë 48 ulëse dhe ka pak shenja se Republikanët do të bashkohen me ta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme