Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pasi një qytetar e ka denoncuar në Polici kreun e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, me pretendimin se e ka sulmuar fizikisht.
Agim Veliu përmes një postimi në facebook, thotë se pas hakmarrjes e linçimeve publike, tashmë Bulliqi ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Për pak muaj në krye të komunës së Podujevës, përveç hakmarrjes politike, arrogancës së pushtetit, linçimeve publike, aferave dhe shkarkimeve të dyshimta, tashmë Shpejtim Bulliqi, ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve.
Përdorimi i dhunës nga një kryetar komune, përveç që është vepër penale, ajo paraqet një sinjal shumë të keq të abuzimit me detyrën publike.
Në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, siç ka qenë në kulturën politike të komunës sonë, për herë të parë që nga çlirimi një kryetar komune po ushtron dhunë ndaj qytetarëve. Praktika e dhunës i takon pushtetit të kaluar i cili nuk e qeverisë më Kosovën që nga 12 qershori i vitit 1999.
Sjelljet e Bulliqit janë konform sjelljes politike të partisë së tij të re “të shiritave të kuq”.
Për Shpejtim Bulliqin dhe partinë e tij, çdo kush që nuk mendon si ata dhe nuk iu nënshtrohet mendësisë së tyre politike majtiste-bolshevike, ai është “tradhtar” ose “armik” i tyre dhe luftohet me çdo mjet. Ngjashëm ndodhi edhe me qytetarin e komunës sonë, i cili ishte pre e dhunës nga Bulliqi.
Qytetarët e Podujevës nuk u janë nënshtruar asnjë pushteti dhe asnjë regjimi. Kështu do të ndodhë edhe më 14 shkurt, kur llapjanët me votën e tyre të lirë, do të dënojnë dhunuesit e kuq dhe do ta kthejnë besimin tek Lidhja Demokratike e Kosovës./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...