Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka prezantuar masa të reja për ta luftuar përhapjen e koronavirusit nga vendet e huaja, përfshirë dënimin me dhjetë vjet burgim për pasagjerët që gënjejnë rreth shteteve ku kanë qenë.
Zyrtar i i lartë i qeverisë britanike tha se personat që kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuara nga 33 shtetet që ndodhen në listën me rrezik të lartë do të duhet të paguajnë deri në 1.750 funte që të karantinohen në hotele të posaçme, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Ai njoftoi se qeveria ka kontraktuar fillimisht 16 hotele me 4.600 dhoma për ata që hyjnë në Britani nga vendet e huaja, por këto shifra do të rriten së shpejti.
Personat që hyjnë në Britaninë e Madhe tashmë janë të detyruar të kenë test negativ për Covid-19 që është bërë më së shumti 72 orë para se ta kenë filluar udhëtimin. Ata që s’janë banorë të vendit e që vijnë nga vendet në listën e kuqe nuk kanë fare të drejtë të hyrjes në territorin britanik.
Nga e mërkura do të shtohen edhe disa masa të veçanta dhe të ndara për Anglinë, Skocinë dhe Uellsin, tha ministri Hancock.
Me 1.000 funte do të gjobiten personat që nuk e kanë me vete testin e detyrueshëm, ndërsa me 5.000 deri në 10.000 funte do të dënohen ata që nuk vendosen në karantinë në hotelin që u është caktuar.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...