Google ADS

Daka lëshon mbledhjen e KQZ, pasi anëtari i VV ia përmendi deklaratën ku ajo e ka quajtur veten “personi më i urryer në Kosovë”

14:59 | 9 Shkurt 2021
L G

Mbledhja e KQZ përfundon në mënyrë të pazakontë.

Kryetarja e KQZ, Valdete Daka ende pa përfunduar mbledhja, është larguar nga salla, shkruan arbresh.info.

Kjo pasi që anëtari KQZ nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama i tha Dakës se nuk është kredibile për t’u bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi pikërisht ajo e ka quajtur vetën personi më i urryer në Kosovë.

Kjo deklaratë e Ramës, ka bërë që Daka të lëshoj mbledhjen pa e mbyllur atë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme