Google ADS

Mbi 5 mijë pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora në KQZ

14:21 | 9 Shkurt 2021
L G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku po diskutohet çështja e mbarëvajtjes dhe përgatitjes së këtij komisioni për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se deri me sot janë pranuar 5 mijë e 756 pako me fletëvotime, shkruan arbresh.info.

“Mbi 5 mijë e 756 pako kanë arritur në Kosovë. Me datën 14 shkurt të bëhet transferimi nga vendi i mbajtjes në qendrën e numërimit”, tha ai.

Këto pako sipas tij, janë duke u mbajtur në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ai, tha se këto pako po ashtu do të barten me përcjellje nga posta deri tek Ministria e Infrastrukturës.

I pyetur se sa janë të siguruara ato pako, Ahmetaj tha se ato janë nën monitorimin e kamerave.

” Janë katër kamera në sallë. Po ashtu mbahet evidenca se kush hyn dhe kush del nga ajo sallë”, u shpreh Ahmetaj./arbresh.info/

 

Të ngjashme